Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi nga Lushnja se një nga të plagosurit në gjendje të rëndë, dyshohet të jetë djali i viktimës që ndërroi jetë si pasojë e shpërthimit.

“Për pasojë ka humbur jetën manovratori i këtij mjeti, është plagosur rëndë një tjetër person i gjendur pranë, brenda mjetit, i cili dyshohet të jetë i biri i viktimës, i cili është nisur drejt Tiranë.

Ai shtoi se autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me shpërthimin që i mori jetën një personi dhe la të plagosur tetë të tjerë.

“Policia e Shtetit bashkë me Prokurorinë prej momentit të parë po zhvillon të gjitha hetimet për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë të tragjedisë”, tha ai.

Ai theksoi se ndërhyrja e policisë dhe urgjencës ishte kyçe për të shpëtuar jetën e personave të plagosur, duke ndërhyrë në kohë.

“Po ashtu në atë zonë, bashkë me personat e tjerë të plagosur është gjendur edhe deputeti Bujar Cela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Por mund t’ju them që plaga është izoluar dhe është nisur drejt Traumës, në total janë 3 persona të plagosur që janë nisur për trajtim të specializuar pranë qendrës kombëtare të Traumës. Ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kycce për të shpëtuar jetën e personave të plagosur”, shtoi ai.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se gjatë punimeve kapanon në ndërtim, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *