Rrjedhja e një prej këtyre bombolave që tej ngopi ambientin me gaz solli shpërthimin në bodrumin e argjendarisë në zonën e sih bllokut.
Ky është konluzioni paraprak në të cilin kanë dalë ekspertët e inspektoratit qendror teknik dhe forcat zjarrëfikëse që po kryejnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë ku ngelën të plagosur 5 persona.
Sipas burimeve në dyqanin e argjendarisë janë gjetur 2 bombola, njëra e mbushur me oksigjen që njihet për fuqinë shkrirëse të metalit dhe përdoret për përpunimin e floririt.
Ndërsa bombola tjetër ishte me gaz nafte të lëngshëm, nga e cila dyshohet se ka ardhur edhe rrjedhja e gazit.
Ka mjaftuar ndezja e çelëzit të dritës për të dhënë shkëndijën për ndezjen e gazit dhe më pas ka ardhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Po sipas hetuesve ngjarja mund të ishte parandaluar nëse në ambinetin ku ndodhi shpërthimi do të kishte të vendosur sensor që sinjalizojnë praninë e gazit.
Për eskpertët ka dyshime se bombolat mund të kenë qenë të pakolauduara ndërsa nuk përjashtohet mundësia të jenë lënë hapur nga pakujdesia.
Në spital vazhdojnë të marrin mjekim pronarët e dyqanit, Sokol e Alma Pire pasi kanë pësuar djegie në të gjithë sipërfaqen e trupit ndërsa 3 personat e tjerë të lënduar tashmë kanë lënë ambientet e spitalit.