E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Makina në pronësi të prokurorit

Automjeti që ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë është në pronësi të prokurorit Arjan Muça, bëjnë me dije burime për Vizion Plus.

Persona ende të paidentifikuar kishin vendosur një sasi lëndë plasëse në makinën e Muçës, e cila ndodhej në parkimin e një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit.

Dyshohet se tritoli ëshë vendosur për shkak të detyrës.

Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë