Subscribe

Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Krujës në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e të martës në Nikël.

 

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në shpërthimin me tritol të bërë në mobilerinë e shtetasit E.C..

 

Sipas policisë janë vënë në pranga shtetasi D.Xh., si autor i dyshuar; dhe  shtetasi B.K.. Ndërsa identiteti i dy personave të shpallur në kërkim nuk është bërë I ditur për arsye hetimore.

 

Policia ka bërë me dije gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. u gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

 

Por krahas këtyre arrestimeve, në prangat e policisë së Krujës ka rënë dhe një shtetas I shpallur në kërkim kombëtar.

 

Sipas policisë së Krujës ai është shteasi Xh.K., I cili ishte dënuar nga gjykata e Krujës me burg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *