E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, ndërron jetë në spitalin italian 19-vjeçarja

Humb jetën 19-vjeçarja që mbeti e plagosur së bashku me nënën, vëllanë dhe motrën nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë, ngjarje e ndodhur rreth një javë më parë.

 

Daniela Gjoka ndërroi jetë në një spital në Itali, ku ishte dërguar për mjekim të specializuar, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

 

Pak ditë më parë, policia arrestoi 46-vjeçarin Petrit Mlloja, i cili tregtonte në kundërshtim me ligjin gazin që përdorej në hotelin e familjes Gjoka, ku nga shpërthimi u plagosën rëndë nëna me tre fëmijët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë