E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthimi i “Audit” në Bulqizë, shkak konkurrenca për kromin?

Një sasi eksplozivi shpërtheu në një mjet tip audi i parkuar në një lavazh në lagjen “Minatori” të qytetit të Bulqizës.

 

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe grupit hetimor. Policia e Dibrës bën të ditur se mjeti ishte në pronësi të shtetasit T.Tançi.

Reklamë

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e parme të mjetit duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Po ashtu dëme kanë pësuar edhe mjetet e tjera të parkuara aty pranë.

Për fat nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar në njerëz.

 

Policia e Bulqizës e udhëhequr nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Dibrës vijojnë hetimet ku pritet të zbardhet shpejt ngjarja. Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e konkurrencës në biznesin e kromit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë