Subscribe

Tritol një lokali ne qytetin e Durrësit. Shpërthimi ndodhi gjate natës në lokalin e Fetah Matajt. Sipas policisë 35-vjecari kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ka qenë disa herë i dënuar nga drejtësia shqiptare.

 

Grupi hetimor bën me dije lënda eksplozive ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës i cili shërben si lokal, ndërsa kati i dytë dhe i tretë shërbejnë për banim. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Fetah Mataj i tha policisë se ka se nuk ka dijeni se cilët mund të jene autoret e kësaj ngjarjeje.

 

As Mataj e as familjaret e tij nuk ndodheshin ne banese ne momentin e ngjarjes.

 

Fetah Mataj, ka qenë ish-punonjës i Bashkisë së Durrësit në Parkun e Autobusëve, ndërsa në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

 

Ne 28 shtator 2012 Gjykata e Krimeve të Rënda ne Tiranë e dënoi Matajn me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar para. Ish-kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës akuzohej gjithashtu se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *