E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shpërthimet e Metës, bashkëpunimi me Bashën e zgjedhjet/ Rama sonte në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

 

Shefi i qeverisë do t’i përgjigjet presidentit Ilir Meta për akuzat e këtij të fundit si edhe do të komentojë ftesën për bashkëpunim me liderin e opozitës, Lulzim Basha, tema më e përfolur e ditëve të fundit.

 

Reklamë

Rama do të pyetet nga moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj edhe për koalicionet paszgjedhore, pritshmëritë e të majtës për numrin e mandateve, si edhe për databazën me të dhëna private të qytetarëve.

 

Në fokus të intervistës do të jenë edhe vaksinimi i qytetarëve, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin si edhe marrëveshja e detit me Greqinë. Për këto dhe të tjera, kryeministri Edi Rama, në orën 21:00 në “Vizion Plus”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë