Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në zonën e” Don Boskos”. Dyshimet e para të policisë janë se ka qenë pranë një vile në rikonstruksion.

Shërbimet e policisë po punojnë për sqarimin e ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *