E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shpërthim tritoli te komuna e Parisit

Një shpërthim eksplozivi tronditi kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja ndodhi ne afërsi të stadiumit “Dinamo” tek Komuna e Parisit ku sasia e eksplozivit shpërtheu pranë një automjeti të parkuar. Nga shpërthimi u dëmtua makina tip ford e pronarit të një mobilierie pranë zonës, ndërkohë që rrezja ishte aq e madhe saqë u dëmtuan dhe dritaret e disa banesave përreth. Fatmirësisht nuk pati të lënduar ne njerëz, ndërkohë që policia dyshon se objektiv nuk ishte automjeti, pasi lënda eksplozive ishte disa metra më tej. Për ketë policia sekuestroi dhe kamerat e sigurisë së mobilierisë, të cilat kane fiksuar momentin e vendosjes së tritolit, por jo ate të autorit i cili ka qenë me kapuç. Uniformat blu po përpiqen te identifikojnë, se cila ka qene shënjestra e vërtete e shpërthimit me eksploziv, për te mbërritur tek motivet dhe emrat e mundshëm te autoreve.

Më shumë video

Reklamë