Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles. Si pasoje tre persona kanë humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X”: Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë.
Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.
Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.





