E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim në një fabrikë në Itali, humbin jetën tre persona

Një ngjasrje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali në Marcianise në provincën e Caserta ët Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”.

Mediat italiane raportojnë se kanë humbur jetën tre puntorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi.

Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë.

Reklamë

Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish dhe autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë