Ndërtesa e komunëss së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me lëndë plasëse gjatë natës duke u gdhirë e premtja.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë së rajonit dhe fatmirësisht bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.
Ky është sulmi i dytë brenda pak ditëve, që shkatërroi fasadërn e përparme të ndërtesës së komunës si dhe katër automjete të parkuara aty pranë.
Kryetari i komunës dënoi aktin kriminal dhe tha se veprime të tilla janë të papranueshme.
Sulmi i mesnatës erdhi në të njëjtën ditë kur në komunën e Zveçanit u festua dhe u mbajt për herë të parë një seancë solemne për festën e 28 nëntorit. /vizionplus.tv





