E martë, 17 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:15 në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit Sotiraq H, rreth 44 vjeç.

Dyshohet se sasia e tritolit është vendosur në fasadën e xhamit të lokalit, e cila ka pësuar dëmtime.

Mendohet se ka qenë vetëm një autor që e ka vendosur, por do të këqyren të plota pamjet e kamerave, për të kuptuar më shumë. Pronari i lokalit Sotiraq H. ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe se nuk e di kush mund të jenë autorët e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë