E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në pallatin e “gjyqtarëve”, identifikohet autori

Vetëm pak ore pas shpërthimit te fuqishëm me tritol ne derën e banesës sw biznesmenit Vasillaq Stavri ne zonën e “Vasil Shantos” ne kryeqytet, policia identifikoi dhe shpalli ne kërkim autorin e dyshuar: ai është Arben Bardhi.

 

Sipas hetimeve të para, dyshohet se sulmi me tritol ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, ka lidhje me një konflikt te vjetër pronësie.

 

Reklamë

Autori dyshohet se ka vendosur mbi 200 gr lende plasëse , e cila terrorizoi banoret e rrugës “ Mihal Popi” mbrëmjen e se enjtes.

 

Arben Bardhi akuzohet për shkatërrim prone me eksploziv.

 

Banesa e biznesmenit ndodhet ne katin e dyte te pallatit ndërsa ngjarja alarmoi edhe policinë e tiranes për shkak se ne këtë zone banojnë edhe disa funksionare te drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë