Një shpërthim i fuqishëm në një restorant i ka marrë jetën dy personave dhe ka lënë të lënduar 26 të tjerë në Kinë.

Mediat e huaja raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në Kinën e Veriut. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.
Shpërthimi i cili ndodhi sot në mëngjes shkatërroi pothuajse plotësisht ndërtesën ku ndodhej restoranti. Shpërthimi ishte aq i fusqishëm sa që u dëmtuan edhe makinat që ishin parkuar në afërsi të restorantit.

Zjarret dhe aksidentet fatale ndodhin shpesh në Kinë për shkak të mos zbatimit të rregullave të sigurisë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *