E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tritol dyqanit në Fushë-Krujë, nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15  të mëngjesit dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Eksplozivi ishte vendosur në dyqanin e 30-vjeçarit Donald Luka, i cili merrej me përpunimin dhe shitjen e mishit.

Luka është i njohur për policinë pasi në vitin 2022, së bashku me të vëllain, është akuzuar për rrahjen e një personi pas konfliktit për një parakalim të gabuar.

Në atë kohë u arrestua dhe babai i tyre Llesh Luka në banesën e të cilit u gjet edhe një shtëpi bari.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë