E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shpërthen një bombël gazi në shtëpi, plagoset gruaja

Një grua është plagosur rëndë pasi një bombol shpërtheu në një  banesë në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesditës së kësaj të shtune në fshatin Troshan.

E plagosura Gjyste Luka është dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumes.

 

Reklamë

 

INFORMACION PARAPRAK

Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L.  67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë