E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthen në flakë një kioskë ushqimore në shëtitoren e Pogradecit, dyshohet rrjedhje gazi

Një kioskë druri që shërbente për ushqime të shpejta përgjatë shëtitores së qytetit të Pogradecit është përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe bizneseve pranë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së një bomble gazi, e cila më pas ka shpërthyer dhe ka përfshirë të gjithë strukturën prej druri.

Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda në kioskë, ndërsa disa njësi të tjera ngjitur kanë shpëtuar pa u dëmtuar, falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve dhe hetimin e shkaqeve të sakta të zjarrit.

Autoritetet po bëjnë apel për rritjen e kujdesit ndaj pajisjeve me gaz, veçanërisht në ambiente të ndërtuara me materiale të lehta dhe gjatë sezonit të verës kur rreziku është më i lartë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë