Ambasadori Amerikan ne Tiranë Donald Lu ka reaguar pas lajmit se, se i ka kërkuar kryeprokurorit Llalla të arrestojë politikane të nivelit të lartë e konkretisht Ilir Metën.

 

Me një gjuhë të ashpër ambasadori Lu është shprehur: “Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”.

 

Diplomati amerikan ka mohuar ti ketë kërkuar ish-kryeprokurorit arrestimin e Metës.

 

“Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” – përfundon qëndrimin e tij Donad Lu.

 

Ky reagim vjen pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit Llalla drejtuar Kongresit Amerikan, mbi reformën ne drejtësi dhe rolin e ambasadorit Lu ne Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *