E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthen gjatë natës tritoli në një biznes në Vlorë, vetëm dëme materiale

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Vlorë në lagjen “Bashkimi”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V.B.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë