E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthen autoçisterna në Bolonja, 2 të vdekur dhe 67 të plagosur/VIDEO

Dy persona kanë humbur jetën dhe 67 të tjerë kanë ngelur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në afërsi të aeroportit të Bolonjas në Itali.

 

Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte naftë, është përfshirë në një aksident rrugor me një seri shpërthimesh zinxhirësh që përfshinin edhe mjete të tjera.

 

Ngjarja ka ndodhur te autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casaleçhio di Reno. Bëhet me dije se ura mbi autostradë është rrëzuar pjesërisht, ndërsa shpërthimi thuhet të jetë provokuar nga një aksident që përfshiu tri automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë transportuar në spitalin më të afërt të zonës, “Maggiore”.

 

Ndërkohë policia, zjarrfikësit dhe ambulancat janë në terren.

Vazhdo të lexosh