E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthen anija-cisternë në Qipro, plagosen dy anëtarë

Shpërthimi i një anije-cisterne në Qipro, ka shkaktuar plagosjen e dy anëtarëve të ekuipazhit. Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, pak para se anija “Athlos”  të nisej drejt portit Aspropirgo.

 

Reklamë

Mediat greke raportojnë se 5 persona të ekuipazhit të përbërë nga 17 vetë janë hedhur në det për të shpëtuar, ndërsa dy personat e plagosur, të cilët kanë pësuar djegie, kanë mbërritur në bregdet me tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit me një anije peshkimi dhe më pas janë transferuar në spitalin e përgjithshëm të Nikosisë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

Ndërkohë bëhet me dije se kapiteni i anijes nuk ka pranuar të braktisë timonin, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe rojës bregdetare të Qipros.

 

Autoritet bregdetare po punojnë për transferimin e pjesën së ngelur të kuipazhit në spital, dhe po hetojnë në lidhje me ngjarjen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë