E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthejnë dy bombola gazi në Vlorë, dëme të shumta materiale

Një zjarr në një apartament në lagjen “Pavarsia” në Vlorë ka rrezikuar banorët pasi  3 bombla gazi kanë rrjedhur.

Në katin e tretë të një pallati, ku për fat të mirë nuk ka pasur banorë, tre bombula gazi kanë rjedhur dhe dy nga to kanë shpërthyer duke bërë që flakët të djegin një dhomë të apartamentit.

Reklamë

Ndërhyrja e zjarrëfikseve, por dhe forcave të shumta të policisë të cilët larguan banorët bënë që zjarri të shuhet dhe mos të kishte persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale ishin të shumta.

Policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e apartamentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë