Operacioni antidrogë, “Dhërmiu” i ndërmarrë nga policia e qarkut Vlorë ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Uniformat blu ishin informuar se në zonën e Dhërmiut një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, dhe kanë mundur të arrestojnë 37 vjeçarin nga Tirana me iniciale A.K.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove.

Ato dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *