E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndante heroinë dhe kanabis në shkollat e Durrësit, pranga 46 vjeçarit

 

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Fusha e Rërës”. Në qëndër të objektivit të këtij operacioni ka qënë goditja e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla.

 

Forcat e rendit bënë të mundur sekuestrimin e një sasie heroine dhe cannabis sativa ndërsa u vu në pranga Ardian Llana, 46 vjeç, banues në Durres, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Reklamë

 

Policia e Durrësit kisht3e informacione se shtetasi Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, ku tentonte ti shpërndante në afërsi të shkollave.

 

Mbi bazen e këtyre informacioneve, u  organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle, shtetasi i mësipërm.

 

Gjate kontrollit, shtetasit Ardian Llana ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine).

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë