E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndante drogë, pranga 39 vjeçarit në Elbasan

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi shpërndante doza të vogla droge në qytet.

 

Ndalimi i shtetasit E.R., 39 vjeç është bërë në kuadër të operacionit të koduar ” Bradasheshi”, në afësi të fshatit  “Hajdaran”, Elbasan.

 

Gjatë kontrollit  fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza kokainë, 7 aparate celular, një automjet dhe 20 000 lekë të reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë