E shtunë, 19 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 27 vjeçarit

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shpërndarje heroine me doza të vogla, ndërsa ka rezultuar i dënuar më parë për vjedhje.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “SHTRAUS”, është bërë  i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale L. F., 27 vjeç, lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, i dënuar më pare për vjedhje.

 

Në kuadër të operacionit 27-vjeçari u kap në flagrancë me doza lënde narkotike Heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar Heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular.

Vazhdo të lexosh