Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, mes të arrestuarave është pronari dhe administratori i lokalit, pasi janë kapur me kokainë, fishekë luftarakë dhe një thikë.

 

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë vënë nën hetim edhe tre persona të tjerë.

 

Operacioni “Blloku”, ka bërë të mundur ndalimin e O. P., 38 vjeç, (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut), A. A., 22 vjeç, (administrator i një lokali  në zonën e ish-Bllokut, A. Ll,, 30 vjeç, (kamarier i lokalit) dhe E. H., 31 vjeç, (klient i lokalit).

 

Ndërsa dy personat e vënë nën hetim akuzohen për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. shiste lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

 

Si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *