E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndanin kokainë në disa zona të Tiranës, arrestohen dy të rinj

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi shpërndanin kokainë në disa zona të ndryshme të Tiranës.

 

Të arrestuarit janë shtetasit L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në Selitë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

 

Në momentin e ndalimit, ata ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre dhe gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh