E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndanin drogë në doza, arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, në hetim një tjetër

Një 47-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 18 vjeçar.

Gjithashtu janë sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Kombinat, shtetasit e lartpërmendur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 18-vjeçari ia kishte blerë lëndën narkotike shtetasit E. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë