Ndonëse ka një pakësim të reshjeve në 24 orët ë fundit, situata në verilindje të vendit vijon të mbetët problematike.

 

Më kritike është gjendja në Shkodër, ku rezulton se sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur në rreth 2400 ha,  ndërsa mbi 700 banesa janë nën ujë.

 

Në të gjithë qarkun, kryesisht në fshatra ka mungesë të energjisë elektrike, për shkak të shtyllave të rëna por ka edhe mungesë të ujit të pijshëm. Përmbytja ka nxjerrë jashtë funksionit edhe stacionin e pompave.

 

Njëkohësisht edhe  rrugët lidhëse midis fshatrave janë të bllokuara nga uji.

 

Njësitë më problematike janë Dajç, Ana a Malit, Bërdicë, Velipojë, Guri i Zi dhe Rrethina.

 

Grupet e punës së Shtabit të emergjencave janë në terren dhe po vlerësojnë dëmet. Paralelisht ka nisur edhe shpërndarjen e ndihmave për banorët e bllokuar, kryesisht ushqim për gjënë e gjallë.

 

Bashkia Shkodër ka vijuar me kërkesën e saj drejtuar qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi po rrezikohet shëndeti dhe jeta e popullatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *