E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Shpërndahen materialet në Elbasan, Berat dhe Kurbin, policia në gatishmëri

Edhe në qarkun e Beratit filloi shperndarja e bazës materiale nëpër qëndrat e votimit.

Deri tani procesi në bashkitë Berat, Kuçovë, Poliçan, Ura Vajgurore, procesi ka vijuar i qete pa probleme.

Aktualisht per bashkine Berat jane duke u shperndare materialet për 124 qendra votimi , per bashkine Ura Vajgurore 50 qendra votimi,  per bashkine Kuçove 70 qendra votimi, per bashkine Poliçan 26 qendra votimi.

Procesi po vijon nën masat e forcave te policise . E njëjta situatë edhe në Kurbina ku cdo lëvizje e materialeve zgjedhore bëhet nën mbikqyrjen e rreptë të forcave te rendit.

Reklamë

Në Elbasan nisi që në mengjes  ndarja e materialeve për votimit e 30 qershorit.

Raportohet se deri tani nuk ka pasur incidente.Materialet po tërhiqen nga kryetaret e Njësisë Administrative të shoqëruar nga punonjësit e policisë.

Përfaqësues të OSBE  ndodhen në Elbasan për të ndjekur procesin e ndarjes së materialeve zgjedhore. ne bashkin elbasan jane 4 KZAZ dhe 266 qendra votimi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë