Subscribe

Gjashtë policë të portit të Durrësit u arrestuan këtë të martë për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

 

Në pranga përfunduan efektivët Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja. Inspektorët, me detyrë kontrollor, u ndaluan pas hetimeve të kryera nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

 

Nga hetimet e kryera u zbulua se punonjësit e policisë, lejonin hyrje-daljet e shtetasve që kishin probleme në zonën Shengen apo që kishin tejkaluar afatet kundrejt shumave të ndryshme monetare. Ata merrnin nga 5 deri në 100 euro, me qëllim që të mos i penalizonin apo t’i kthenin mbrapsht.

 

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të gjitha këto veprime korruptive kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur.

 

Madje nga hetimet është zbuluar se ka pasur raste kur policët e akuzuar lejonin kalimin e personave të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.

 

Gjithashtu ata, mundësonin dhe që shumë automjete të mos i nënshtroheshin kontrollit doganor. Gjithashtu në hetim u vendosën dhe 20 persona, të cilët u kanë dhënë para policëve të portit të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *