Subscribe

Thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e reshjeve në këto ditë të nxehta, ka detyruar agjencinë kombëtare të ujësjellës kanalizimeve që të ushtrojnë kontrolle në zonën bregdetare të Durrësit me qëllim moslejimin e shpërdorimit të ujit të pijshëm.

 

Aksioni nisi në zonën turistike Mali i Robit dhe Golem ndërsa u verifikuan të gjitha bizneset dhe hotelet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë dhe që konsumojnë sasi të madhe uji.

 

Kjo pasi, sipas agjencisë kombëtare të ujësjellës kanalizimeve prej kohës kjo zonë ka pasur faturim të ulët pasi kanë munguar matësat e ujit. Gjatë verifikimeve, grupet e punës konstatuan në shkelje disa resorte, të cilët nuk kanë pasur kontrata më shoqërinë e ujësjellësit. Të gjitha këtyre subjekte iu la kohë që të nënshkruan kontratat e reja ose në të kundërt do të gjobiten.

 

Pas përfundimit të këtij aksioni, grupet e monitorimit do të zhvendosen drejt Rrogozhinës, plazhit të Spillesë si dhe plazheve që administron bashkia e Durrësit.

 

Aksioni u ndërmor pak ditë pas firmosjes së marrëveshjes midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me bashkitë përkatëse, ku ujësjellësat Krujë, Shijak, Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë do të jenë në një shoqëri rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *