Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s: Na duhet...

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma...

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e vendit

Dëmtohet një cisternë dhe goditet nga një raketë e...

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-ve,...

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga dy persona...

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën për Iranin,...

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më...

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh/ Arrest shtëpie për 18 punonjësit e burgut të Fierit

26 Shtator 20:52

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest shtëpie për 18 punonjësit e Burgut të Fierit të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

 

Vendimi i Gjykatës së Tiranës u dha pas hetimit të nisur nga SHKB një muaj më parë.

 

Njoftimi i plotë:

Hetimi i SHKB dhe DPB, 18 punonjës dhe ish-punonjës në IEVP Fier në “arrest shtëpie”

Pas një pune voluminoze të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, janë kryer ekzekutimet e vendimit të gjukatës, masë me “arrest shtepie”, për një numër të konsiderueshëm punonjësish të IEVP Fier, të cilët kanë konsumuar një sërë veprash penale si: “Falsifikim i dokumentave”, “Falaifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

1. G.N, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 dhe të K.Penal. (Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 41 raste).

2. E.A, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim dokumenteve” dhe “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga nenet 186 dhe 190 K.Penalë. (Në cilësinë e shefit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, shënon në kartelën personale përfitimin e amnistisë dhe lejon kryerjen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit në 21 raste).

3. B.M, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penalë. (Në cilësinë e shefit të policisë duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 40 raste).

4. E.I, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 K.Penal. (Në cilësinë e shefit të sektorit social nuk ka hapur regjistër për përllogaritjen e ditëve të punës, si dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe falsifikimin e formularëve për të dënuarit, të cilët kanë përfituar ulje dënimi në mënyrë të pa drejtë në 46 raste).

5. A.R, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

6. D.N, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 22 raste).

7. A.Gj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 28 raste).

8. E. H, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. (në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përllogaritjes për verifikimin e të dënuarve dhe paraburgosurve të cilët janë të punësuar, të ngritur me Urdhrin nr.83 Prot., datë 07.01.2021, me mosveprim nuk e zbatojnë urdhrin e ligjshëm për pasojë kanë sjell regjistrim fiktiv të dënuarit për dalje në punë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për aktivizimin e saktë e të dënuarve në punë në 23 raste).

9. F.M me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal. (Në cilësinë e shefes së financës, pasi vihet në dijeni të lidhjes së kontratës së qirasë me subjektin tregtarë në IEVP Fier lejon vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti tregtarë duke plotësuar fatura afrofe të pagesës së energjisë elektrike në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si dhe në parashikimet kontraktuale në kontratë me subjektin tregtarë në dy ambiente të ndryshëm dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

10. F.L, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 23 raste).

11. N.Xh me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 6 raste).

12. M.M me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e shefit të regjimit të brendshëm duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë dhe ka nënshkruar organikën e punës, për të dënuar që nuk kanë dalë në punë rregullisht, për pasojë kanë përfituar ulje dënimi nga puna të dënuarit, në 12 raste).

13. E.L me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 1 rast).

14. Xh.B me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social ka paraqitur dokument me përmbajtje të ndryshëm nga ai që është administruar në dosje për të një të dënuar dhe duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 10 raste).

15. D.B me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 5 raste).

16. S.V me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 4 raste).

17. J.Q me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal. (Në cilësinë e specialistit të sektorit social duke qenë anëtar në komisionin e vlerësimit të sjelljes në bashkëpunim me sektorë të tjerë në IEVP Fier, pasqyrojnë të dhëna të rremë në lidhje me procesin e rehabilitimit të dënuarve nga të cilat janë përfituar ulje dënimi në gjykatë në 3 raste).

18. E.Rr administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 dhe 25 i K.Penal.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Arrest shtëpie burgu i fierit Punonjësit

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses me lot në sy kërkon falje: Vajza ka probleme të shëndetit mendor

më shumë...

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK “koka” e grupit kriminal

më shumë...

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më të dobta, ka marrë vendime të diskutueshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:08

Zelensky thirrje aleatëve nga samiti i NATO-s:...

5:53

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit,...

5:41

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e...

5:35

Dëmtohet një cisternë dhe goditet nga një...

5:23

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në...

5:04

Trump: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin...

4:53

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga...

4:52

Trump sulmon sërish aleatët: Na kthyen shpinën...

4:45

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian takohet...

4:33

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i...

4:19

Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna...

3:38

Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet...

3:33

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga...

3:30

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të...

2:49

Rritet numri i pushuesve në Durrës, vendas...

2:47

OSHEE, masa për sezonin veror: Janë bërë...

2:40

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i...

2:21

Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk...

2:01

Bastet e paligjshme, AMP heton nëse ka...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në Gr...
  • Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga të mi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.