E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shpendi i papërmbajtshëm, shënon një tjetër gol në Itali dhe bën ligjin në kampionat

Cristian Shpendi aktualisht po bën “ligjin” jo vetëm të Cesena por në gjithë Serie B në Itali. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol mesditën e kësaj të diele përballë Sudtirolit.

Shqiptari shënoi në minutën e 52-të të ndeshjes. Ky është goli i tij i 7-të në 11 ndeshje në Serie B këtë sezon.

Reklamë

Aktualisht Shpendi është edhe golashënuesi kmë i mirë i kmapionatit, ndërsa Cesena renditet në vendin e katër.

Kujtojmë që sezonin e shkuar në Serie C me Cesenën, ai shënoi 20 gola në 32 ndeshje, duke ndihmuar ekipin për ngjitjen.

Paraqitjet e Cristian Shpendit janë një sinjal i qartë për të ardhmen, e cila premton shumë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë