Shpat Kasapi arrestohet me kokainë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut pasi I është gjetur kokainëgjatë kontrollit.
Lajmi është bërë I ditur nga mediat e këtij vendi, të cilat I referohen një ngjarje të ndodhur një muaj më parë, ndonëse dokumenti I policisë është zbuluar vetëm tani, pasi gjithcka është mbajtur e fshehte për mediat.
Këngëtari ishte në lagjen Gjorce Petrov në Shkup në momentin që është ndaluar për një kontroll rutine nga ana e policisë,.
Atij I janë gjetur dy pako të vogla me kokainë për të cilën është arrestuar nga policia dhe I liruar më pas, për tu gjykuar në gjëndje të lirë.
Shpat Kasapi aktualisht mban edhe detyrën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi .




