Vendi
Dënohet ish-gjyqtari i lartë, Guxim Zenelaj do të kryejë 100 orë punë në komunitet

Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 100 orë punë në komunitet ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Ai u shpall fajtor për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të të ardhurave.
Reklamë
Nga shkalla e parë, Zenelaj u dënua me 6 muaj burg, që iu pezullua me një vit shërbim prove.
Në tetor të vitit 2023, Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt: një ngastër toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës, të cilat nuk ishin të justifikuara ligjërisht./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




