Ish-Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka rrëfyer për trukime të qëllimshme në Botoririn e vitit 1998, zhvilluar në Francë. Në atë kohë ai ishte numri një i Komitetit organizator.

 

Sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, Platini është shprehur se “Francë-Brazil ishte finalja që të gjithë e ëndërronin për Botërorin e 1998. Kur organizuam kalendarin, bënë një trukim të vogël”.

 

Ish-Presidenti i UEFA-s, e ka pohuar këtë fakt gjatë një emisioni televiziv. “Nëse do të ishim ne francezët, ose brazilianët të parët në grupet përkatëse, nuk do të mund të takoheshim. Kjo do të ndodhte vetëm në finale”, ka pohuar Platini. Për të mbyllur me shprehjen: “mendoni se të tjetër nuk kanë bërë të njëjtën gjë kur kanë organizuar finalet e Kupave të tjera të Botës?”

 

Duke bërë llogaritë, kjo do të thotë se është bërë e mundur që këto dy ekipe të mos përballeshin para finales së madhe. Një strategji e cila u realizua në mënyrë perfekte, pasi më 12 Korrik 1998 në Sain Denis, ishin pikërisht Franca dhe Brazili që luajtën finalen e Kupës së Botës. Trofeun e madh e ngriti Franca, e Zidane e cila mundi Brazilin e Rolandos me rezultatin 3 me 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *