Subscribe

Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, për korrupsion aktiv në zgjedhje, ka shkaktuar reagime të ashpra politike nga përfaqësuesit e opozitës .

I pari që foli pak pas mesnatës, ishte Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, i cili e quajti sulm të pastër politik dhe të orkestruar enkas, sipas tij, nga Kryeministri Rama.

 

VANGJEL DULE

KREU I PBDNJ

 

Kemi paralajmëruar me deklaratën tonë të pardjeshme dhe dëshirojmë sot t’u drejtohemi mediave edhe sot që të jenë të pranishme, që të kenë një proces transparent, një proces i cili do të respektojë vullnetin e sovranit, u drejtohemi përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar për monitorim të qendrave të votimit dhe KZAZ Himarë, se vetëm kështu do t’iu priten shanset kryeministrit Rama, i cili ka vënë objektiv strategjik në shërbim të interesave klienteliste në dëm të pronave të Himarës, me qëllim që të garantohet procesi dhe shmangia me çdo kusht manipulimit të tentuar nga Rama.

 

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar si rrëmbim mafioz arrestimin e kandidatit. Në rrjetin e tij social facebook ai shkruan se këto janë të gjitha sulme të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit Edi Rama.

 

Po me këtë gjuhë të ashpër ka reaguar edhe deputeti Oerd Bylykbashi.

 

Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate, nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, i kryer në bashkëpunim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *