Subscribe

Është mesnatë në “Europian Trade Center”. Aty nis rrugëtimi i tre konkurrentëve që kanë marrë në dorë çelësat e dyqaneve të kësaj qendre për pak minuta.
Kanë shumë pak kohë që të zgjedhin veshjen, makijazhin dhe aksesorët e duhur për triumfuar në një garë ku kryefjala është imazhi i përkryer në evente të ndryshme. “Shopping Night”, quhet formati më i ri që vjen në Tring e Vizion Plus për të edukuar shijet e gjithkujt. Nën drejtimin e Xhani Shqerrës, ky reality show do të sjellë jo vetëm magji, por edhe shume këshilla nga profesionistët. Në këtë format, nuk do të mungojnë as çmimet. Ata që kanë më shumë stil e shije do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi me veshjet nga market më të mira që kanë përzgjedhur në “ETC”.
Patenta e suksesshme në Angli, Spanjë e Itali, mbërrin edhe në Shqipëri dhe ju lë takim dy herë në javë, të martën dhe të enjten në kanalin “Living HD” të platformës “Tring” dhe të mërkurë e të enjte në ora 23:00 në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *