E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shokuese/ 55 vjeçari në Dukagjin u vra nga djali i xhaxhait

Ndonëse policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se personi I arrestuar për vrasjen në njësinë administrative Shosh ditën e hënë është shtetasi Marash Arraj 26 vjec banues ne fshatin Shtoj i Ri ne Shkoder.

Ky person është kusheri me viktimën, shtetasin Lazer Arraj 55 vjec I cilki u gjet I vdekur me dy plumba anës rrugës në fshatin Palaj të Dukagjinit.

Viktima Lazer Arraj është djali I xhaxhait I autorit të dyshuar Marash Arraj, që u arrestua nga policia disa orë pas krimit.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.

Reklamë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

 

Më shumë video

Reklamë