Shokon Trump, përdor ilaçe të paprovuara kundër koronavirusit

Presidenti amerikan Donald Trump ka promovuar, për disa javë, përdorimin e hidroksilkolinës, si një ilaç që mund të zvogëlojë simptomat e koronavirusit.
Presidenti tha që mjeku i Shtëpisë së Bardhë e ka aprovuar marrjen e këtij ilaçi, edhe pse nuk ka asnjë provë mjekësore që ndihmon pacientët të shërohen nga sëmundja.
Muajin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. tha që hidroksilkroina nuk ishte e sigurt dhe efektive për trajtimin ose parandalimin e COVID-19. Ajo lëshoi një paralajmërim se disa njerëz mund të pësonin probleme serioze në ritmin e zemrës si rezultat i marrjes së tij në kombinim me ilaçet e tjera.
Trump, i cili thotë se nuk ka treguar ndonjë simptomë të sëmundjes, bëri njoftimin e tij të befasishëm pas një takimi me drejtuesit e restoranteve, për ndikimin e virusit.
Komentet e presidentit befasuan dhe shokuan jo pak njerëz.
“Unë jam një shkencëtar. Nuk më intereson për preferencat tuaja politike, por ju lutem mos merrni hidroksilklorinë. Kjo është mjaft e dëmshme dhe statistikisht nuk ka gjasa të ju ndihmojë të rikuperoheni nga COVID-19”, tha një person në Twitter.




