E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shoferi përplas të moshuarin me biçikletë në Dimal dhe largohet nga vendi i ngjajres

Një aksident rrugor është regjistruar në Dimal, në lagjen “4 Shtatori” mesditën e sotme.

Shoferi i një automjeti ka përplasur një 82-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I moshuari Sotir Koraqe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit të aksidentit.

Reklamë

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në polici i drejtuesit të makinës.

Policia po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë