E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shoferi në Durrës lëvizte me shpejtësi “skëterrë”, automjeti përfundon në kanalin e ujërave të zeza

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Shoferi i një automjeti që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë tre pasagjerët e bllokuar.

Autoritetet konfirmojnë se tre të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë