E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoferi fillestar përplas për vdekje gruan shqiptare në Itali (EMRI)

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen pas një aksidenti automobilistik në Itali.

42-vjeçarja e identifikuar si Edmonda Boka është përplasur nga një shofer i ri i moshës 18-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga 18-vjeçari, një shofer fillestar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit konfirmoi se gruaja shqiptare kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën 42-vjeçares Edmonda Boka./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë