E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoferët nuk “zënë mend” për shpejtësinë, policia heq patenta dhe përdor prangat

Shoferët vazhdojnë të jenë të pabindur për shpejtësinë në rrugë.

 

Policia Rrugore në 24 orët e fundit pezulloi 41 leje drejtimi nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 152 km/h në Levan -Vlorë, 154 km/h në Tiranë-Elbasan gjatë natës, dhe deri në 185 km/h në Bypass-in e Fierit.

 

Reklamë

16 patenta të tjera u hoqën për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur deri në masën 1.43 mg/l në Tiranë. Po ashtu, efektivët vunë në pranga nëntë drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë