Era e fortë e shoqeruar me dallge të fuqishme ka sjell problem të mëdha këta të martë në bregdetin e Velipojës.

 Katër persona i kanë shpëtuar mrekullisht mbytjes në mesditë.

Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani, tre të rinj që ndodheshin duke bërë plazh në Velipojë kanë hyrë për të shpëtuar një vajze 23 vjece nga Gjakova, që ishte e afërmja e tyre.

Argita Jashari 23 vjeçe ishte futur në det bashkë më vëllain dhe të fejuarin. Në një moment si pasojë e dallgëve vajza e re është gjendur në vështirësi. Djemt, nga të cilët dy persona të afërm të 23 vjecares, shkuan ta shpëtojnë por kanë rrezikuar sërisht edhe vetë që të mbyten. Ndërhyrja e forcave të rëndit ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie të përmasave të mëdha.

Vizion Plus bën të ditur se dallgët e mëdha të kësaj të martë janë një rrezik potencial për pushuesit në Velipojë duke qënë se pas mesdite ka pasur stuhi dhe det të trazuar që nuk favorizon hyrjen në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *