Një aksident që mund të ishte kthyer në tragjedi ndodhi mbrëmjen e sotme në ‘Rrugën e Dibrës’ në Tiranë. Një automjet tip “Benz” devijoi nga rruga dhe hyri në një dyqan celularësh.

 

Për fat të mirë në momentin e aksidentit nuk ka patur njerëz duke kaluar në trotuar pasi mund t’i kishte marrë përpara.

 

Po ashtu, punonjësi i dyqanit ka qenë në banak dhe ka shpëtuar.

 

Nuk ka informacion nëse është dëmtuar drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *